Arne Slot ka vetëm një javë kohë

- Bota Sot

Arne Slot ka vetëm një javë kohë

4 humbjet rresht në Premier League, eleminimi i mbrëmshëm nga EFL Cup, nga “makthi” i këtij sezoni që mban emrin Crystal Palace, kanë vënë seriozisht në pikëpyetje qëndrimin e Arne Slot te Liverpool.

Askush nuk e kishte menduar që kampioni në fuqi i Premier League do të arrinte në këtë pikë që në fillim të sezonit, sidomos pas asaj merkatoje të çmendur që bëri.

Fajtori kryesor për formën e dobët të Liverpool konsiderohet Arne Slot. Trajneri holandez ka në dispozicion vetëm një javë për të bindur drejtuesit që të mos e shkarkojnë.

Tri ndeshjet e radhës së Liverpool, në shtëpi ndaj Aston Villa-s dhe Real Madridit në Champions dhe transferta ndaj Man. City, do të vendosin fatin e Arne Slot.

Në rast se Liverpool nuk fiton dot në këto tri takime, largimi i Arne Slot është thuajse 100% i sigurt, gjithmonë sipas raportimeve të mediave vendase.



Read it all at Bota Sot