 
            Sassuolo e ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.
Ata triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Cagliarit, ndeshje e vlefshme për javën e nëntë në elitën e futbollit italian.
Portieri i Kosovës, Aro Muriç ishte në portë për Sassuolon, duke marrë notë 6.3.
Me këtë fitore, Sassuolo shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e 10-të.
Në anën tjetër, Cagliari mbetet me nëntë pikë në vendin e 14-të.