Talenti shqiptar që po rritet në Austri!

- Bota Sot

Talenti shqiptar që po rritet në Austri!

Me rrënjë të forta shqiptare dhe zemrën e mbushur me ëndrra, Leard Emrullai, është një tjetër futbollist i talentuar shqiptar që po rritet në futbollin austriak

Prindi i tij është nga Hotla e Likovës-Kumanovës, ndërsa nëna e tij është nga Kosova.

Leardi është 17-vjeçar dhe luan për skuadrën e juniorëve U18 të Blau Weiß Linz, që garojnë në Admiral Bundesliga.

Karrierën e tij futbollistike e ka nisur në moshën 6-vjeçare dhe që atëherë ka treguar përkushtim, disiplinë dhe zhvillim të vazhdueshëm teknik dhe fizik.

Gjatë këtij sezoni vjeshtor, Leardi ka qenë një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës së tij, duke luajtur në 10 ndeshje dhe duke arritur të shënojë 5 gola. Një statistikë mbresëlënëse për një mbrojtës.

Stili i tij i lojës karakterizohet nga qetësia në mbrojtje, ‘leximi’ i mirë i lojës dhe aftësia për t’u përfshirë në sulm, veçanërisht në goditjet standarde.

Falë paraqitjeve të tij të mira, Leardi pritet që në sezonin e ardhshëm të ngjitet në ekipin amator të klubit, i cili konkurron në ligën e parë austriake, , shkruan Open-TV.

Si shumë të rinj edhe Leardi ka idhullin e tij dhe ai është legjenda dhe ish - kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol.
Ëndrra e Leardit është që  një ditë të luaj te gjigandi bavarez, Bayren Munih.

Ndërsa, po ashtu si ëndërr e ka një të vesh fanellën e Shqipërisë ose të Kosovës.

Emrullai, përveç cilësive të tij sportive, njihet edhe si një djalosh i sjellshëm, i përkushtuar dhe familjarë, që gëzon respektin e bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të tij.



Read it all at Bota Sot