Tifozët e Napolit shpërthejnë kundër Spallettit

- Bota Sot

Tifozët e Napolit shpërthejnë kundër Spallettit

Vendimi i Luciano Spalletti për t’u rikthyer në Torino te Juventusi ka ndezur polemika, sidomos në Napoli, ku trajneri u bë idhull pas fitimit të titullit të tretë historik për klubin axurr.

Pas kritikave në rrjetet sociale, zemërimi i tifozëve shpërtheu me një veprim publik. Mbrëmë, në Ponte della Sanità, u vendos një banderolë me ofendime të rënda ndaj Spallettit.

Mesazhi shprehte ndjenjën e tradhtisë: “Burrë i paskrupullt, fat i paskrupullt”! Grupi “Anima Azzurra” e shoqëroi banderolën me një postim në Instagram:

“I paskrupullt, sepse je i rremë, i paskrupullt sepse je tradhtar. I paskrupullt sepse as ti nuk e kuptove gjithë dashurinë tonë”.

Ngjarja tregon zhgënjimin dhe zemërimin e madh të tifozëve të Napolit për zgjedhjen e Spallettit për të pranuar ofertën e Juventusit, rival historik i klubit “partenopean”.



Read it all at Bota Sot