Futbollisti nga Kosova, Fisnik Asllani, po luan me sukses të madh në radhët e Hoffenheimit në Bundesliga I.
Reprezentuesi i Kosovës është në llupën e gjigantëve të Kontinentit të Vjetër.
Asllani ka bërë jehonë edhe në Bosnjë e Hercegovinë, madje edhe shumë lexues boshnjakë komentojnë në forma të ndryshme e duke e komplimentuar lojën dhe shkëlqimin e tij.
Media boshnjake “Sportsport” është e habitur me potencial që ka lojtari i kombëtares së Kosovës.
“Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, mund të bëjë transferimin e jetës në verën e ardhshme. 23-vjeçari ka oferta nga disa gjigantë evropianë”, shkruan media boshnjake.
“Fisnik Asllani po luan në mënyrë fenomenale në fanellën e Hoffenheimit. Ky sulmues 23-vjeçar ka shënuar gjashtë gola e ka dy asistime këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve me lojën e tij.
Interesimi për këtë djalë nga Kosova është i madh. Gjigandët po rrijnë në derën e tij dhe po luftojnë për të nënshtruar me të. Ndër të interesuarit janë Bayern, Barcelona, Chelsea, Aston Villa”, shkruan media boshnjake.
“Çmimi aktual i këtij sulmuesi në treg është 18 milionë euro. Megjithatë, Hoffenheim planifikon të fitojë shumë më tepër para nga një transferim i mundshëm.
Nëse vazhdon të luajë shkëlqyeshëm, çmimi i tij do të jetë dukshëm më i lartë deri në fund të sezonit. Klauzola e lirimit është 30 milionë euro, dhe klubi ka njoftuar qartë se dëshiron një shifër në atë rang”, shkruan media boshnjake.