Loran Karaxha në Akademinë e Barcelonës

- Bota Sot

Loran Karaxha në Akademinë e Barcelonës

Kosova si gjithmonë është gurrë e pashtershme e talenteve të futbollit.

Një emër që po vjen padyshim është edhe Loran Karaxha.

Ky talent është pjesë e Kosovës U-13.

Karaxha ka rënë në sy të Akademisë së Barcelonës.

Nga 29 tetori e deri më 3 nëntor është në Barcelonë.

Është në test në Akademinë e Barcelonës, ku do dëshmojë cilësitë e tija.

Luan në pozicionin sulmues i krahut.

Është i shpejt, shquhet me goditje të forta po ashtu edhe me harkime precize dhe tejet të rrezikshme për rivalët.

Synimet e tija janë që të përvetësojë teknikën e lojës dhe në një të ardhme të afërt të paraqitet në ndonjërën nga ekipet e mëdha në Kontinentin e Vjetër.

Karaxha është i lumtur që është pjesë e Akademisë së Barcelonës, ku premton se do të jap maksimumin.

Është i motivuar deri në pikën e fundit, me synime që të arrijë të gjitha që ka në ndërdije.



Read it all at Bota Sot