Holandë, treni përplaset me kamionin - pamje dramatike

- Bota Sot

Holandë, treni përplaset me kamionin - pamje dramatike

Një video dramatike e një treni pasagjerësh me shpejtësi të lartë që përplaset me një kamion të mbushur me dru në një kryqëzim hekurudhor është bërë virale.

Aksidenti ndodhi në një kalim hekurudhor në Meteren të Holandës.

Pamjet e publikuara nga menaxheri holandez i hekurudhave ProRail tregojnë kamionin që po hyn ngadalë në kryqëzim, pastaj frenon papritur dhe kthehet mbrapsht.

Ai përfundon i bllokuar.

Sekonda më vonë, treni kalon me shpejtësi, duke e shkatërruar kamionin.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona brenda kamionit.

Rreth 200 pasagjerët në tren ikën pa lëndime. Ata u evakuuan shpejt dhe u transportuan me autobus.

Hetuesit ende po përpiqen të gjejnë arsyen pse shoferi nuk mundi ta kalonte kalimin në kohë.

ProRail thotë se videoja "tregon se sa shpejt mund të shkojnë keq gjërat" dhe shpreson se do tua përcjellë këtë mesazh shoferëve të kamionëve dhe autobusëve kudo. 



Read it all at Bota Sot