Pioli: Interi na imponoi lojën, por Fiorentina do të ringrihet

- Bota Sot

Pioli: Interi na imponoi lojën, por Fiorentina do të ringrihet

Pas disfatës ndaj Interit, trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli, pranoi se skuadra e tij nuk arriti të përballonte intensitetin e kundërshtarit. “Në pjesën e dytë ata rritën shumë ritmin dhe ne nuk mbajtëm dot,” deklaroi ai, duke theksuar se përballë kishin një skuadër shumë të fortë.

Pioli pranoi gjithashtu se gabimet në mbrojtje ndikuan në golin e parë të pësuar, gjë që e bëri ndeshjen edhe më të vështirë.

Trajneri vjollcë tha se nuk mendon për të ardhmen e tij personale, por për përmirësimin e një renditjeje që e sheh Fiorentinën në vështirësi.

“Dy ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare. Duam fitoren e parë,” shtoi ai.

Në analizën taktike, Pioli sqaroi se Fiorentina tentoi të sulmonte nga krahët për të gjetur hapësira, por presioni i lartë i Interit e bëri të pamundur mbajtjen e topit.

“Në pjesën e parë u mbrojtëm mirë, por më pas humbëm ekuilibrin,” tha ai. Megjithë vështirësitë,

Pioli shprehu besim tek ekipi: “Kemi cilësi për të dalë nga kjo situatë. Tani duhet ta tregojmë në fushë".



Read it all at Bota Sot