Presidenti aktual i Beshiktashit, Serdal Adali, ka folur kundër paraardhësit të tij.
Sipas tij investimi te Ernest Muçi dhe Al Musrati në të njëjtën kohë, në shkurtin e vitit 2024, ishte një gabim.
Në shënjestër është vendosur Hasan Arat, ish-president i Beshiktashit, që këmbënguli për transferimin e Muçit dhe Al Musratit. Tami Abraham i përmendur si krahasim, është i huazuar nga Roma te Beshiktashi.
“Po bëni dy transferime, dhe të dyja janë të diskutueshme. Futbollistët nuk i fajësoj, ata nuk kanë lidhje me këtë. Të dy transferimet janë bërë ditën e fundit.
Nesër edhe Roma mund ta ulë tarifën e Abrahamit. Që të dyja të ndodhin njëkohësisht, është kundër rrjedhës natyrale të jetës”, u shpreh presidenti aktual i Beshiktashit.