Sulmuesit të Partizanit “s’i del e keqja”

- Bota Sot

Sulmuesit të Partizanit “s’i del e keqja”

Partizani u mposht nga Dinamo dy ditë më parë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores.

Derbi që u zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi me fitoren 2-0 të dinamovitëve.

Megjithatë, një nga polemikat e kësaj sfide ishte goli i anuluar i Partizanit, i cili u shënua nga Judah Garcia.

Arbitri kryesor, Olsion Yzeiraj e anuloi atë gol, për një faul në sulm, që sipas tij u shkaktua nga Xhuliano Skuka.

Por, duket se Garcia-s nuk i del e keqja për atë gol të anuluar.

Së fundmi, ai ka ripostuar “Story” e një mikut të tij, i cili ka të bëjë pikërisht me golin në fjalë. 

“Gol apo jo? Ky u anulua meqë ra fjala”, shkruhet në “Story”.



Read it all at Bota Sot