Qyteti rus kufizon ngrohjen dhe ujin e ngrohtë pas sulmit ukrainas.
Furnizimi me ngrohje dhe ujë të ngrohtë po kufizohet në qytetin rus Oryol pas një sulmi me dronë ukrainas që goditi një tubacion të një centrale lokale, kanë njoftuar autoritetet.
Si pasojë, shumë ndërtesa banimi dhe institucione publike në disa zona të qytetit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të shërbimeve, raporton skynews.
“Do të jetë e nevojshme të kufizohet furnizimi me ngrohje dhe ujë të ngrohtë për ndërtesat në rajonet Sovetsky, Zheleznodorozhny dhe Severny të qytetit Oryol,” tha guvernatori i rajonit Oryol, Andrey Klychkov, në një mesazh në rrjetet sociale, duke shtuar se autoritetet po punojnë për të minimizuar shqetësimet për banorët dhe për të rikthyer shërbimet sa më shpejt të jetë e mundur.
Ukraina e sulmoi fuqishëm gjatë natës Rusinë - goditen disa nga elektranat dhe rafineritë kyçe
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat e saj kanë rrëzuar 130 dronë ukrainas gjatë natës, kryesisht mbi rajonet perëndimore të Rusisë, si dhe mbi zonat e Moskës dhe Jaroslavlit. Ky incident pasqyron një përshkallëzim të tensioneve dhe sulmeve ajrore mbi objektet kritike të infrastrukturës në territorin rus.
Në Jaroslavl, që ndodhet mbi 280 kilometra në veri-lindje të Moskës, autoritetet lokale thanë se një çerdhe është mbyllur pas një sulmi me dron. Mbyllja e institucioneve të tilla tregon pasojat direkte që sulmet e dronëve kanë mbi jetën e përditshme të qytetarëve dhe nevojën për masa të menjëhershme sigurie.
Ekspertët vënë në dukje se goditja ndaj infrastrukturës energjetike mund të ketë efekte afatgjata tek rusët, duke krijuar sfida të mëdha për autoritetet lokale dhe për banorët e qytetit gjatë dimrit.