Shqipëria e Kosova luajnë në nëntor sfidat e mëdha për “Botërorin”

- Bota Sot

Shqipëria e Kosova luajnë në nëntor sfidat e mëdha për “Botërorin”

Tetori ishte një muaj suksesi, por nëntori mund të vendosë qershinë mbi tortën e triumfit të futbollit shqiptar brenda dhe jashtë kufijve administrativë.

Për herë të parë në histori, të gjithë mund të ëndërrojnë.

Më saktë mund të besojnë, pasi janë të gjitha kushtet për të luajtur në finalet e “Botërorit 2026” me dy kombëtaret e tyre.

Shqipëria dhe Kosova u imponuan me arrogancën rezultateve në sfidat e fundit eliminatore për Kupën e Botës, ndërsa të dyja skuadrat kanë në këmbët e tyre, të paktën një biletë për në fazën e play of.

Pas fitores kundër Serbisë, përfaqësuesja kuqezi mban vendin e dytë në Grupin K me 11 pikë. Me Anglinë që ka në xhep biletën direkte për në finalet e Botërorit, skuadra kuqezi mban me njw pikë larg Serbinë.

Më pranë plej of është Kosova. Fitorja e fundit në fushën e Suedisë, I ka ngjitur “Dardanët” në vendin e dytë të Grupit B me 7 pikë, tre më pak se kryesuesit e Zvicrës dhe më e rëndësishmja, 4 më shumë se Sllovenia.

Matematikisht, skuadra e Franko Foda mund të synojë edhe vendin e parë, por për të siguruar play off i mjafton një barazim në sfidën e parë të nëntorit në transfertën sllovene.

Në variantin më minimal, të dy kombëtaret mund të luajnë në play of e “Botërorit 2026”, por nuk mund të përballen me njëra tjetrën.

Të paktën për momentin, pasi renditen të dyja në vazon e tretë të shortit që do të përcaktojë përballjet në fazën e ardhshme kualifikuese drejt finaleve që do të zhvillohen në SHBA, Meksikë dhe Kanada.



Read it all at Bota Sot