Ndeshjet e të martës në Superiore, zbulohet pse u vendosën të luhen në orën 16:00

- Bota Sot

Ndeshjet e të martës në Superiore, zbulohet pse u vendosën të luhen në orën 16:00

FSHF-ja ndryshoi kalendarin për ndeshjet e javës së 10-të në Kategorinë Superiore.

Duelet Egnatia-Vllaznia dhe Vora-Partizani ishin programuar të zhvilloheshin të hënën në orën 17:00, por tani do të luhen të martën në orën 16:00.

Arsyeja pse ka ndryshuar orari është për shkak të Championsit.

Udhëzimet e UEFA-s janë të qarta që ndeshjet e kampionateve nuk duhet të përplasen me të njëjtat orare në Ligën e Kampioneve.

Nëse do të fillonin në orën 17:00 atëherë do të kapnin ndeshjet e Championsit, Napoli- Eintrakt Frankfurt dhe Slavia Pragë-Arsenal që nisin në orën 18:45.



Read it all at Bota Sot