Prishtina - Gjilani luhet sonte në orën 18.30! Gjilanasve iu rikthehen disa futbollistë

- Bota Sot

Prishtina - Gjilani luhet sonte në orën 18.30! Gjilanasve iu rikthehen disa futbollistë

Gjilani kërkon pikë sonte (18.30) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Ekipi ka mbajtur edhe seancën e fundit stërvitore para duelit të radhës kampional përballë FC Prishtinës.

Gjilanasve iu rikthehen disa futbollistë.

“Gjithë ekipi ka patur fokusin e duhur për ndeshje dhe kanë qenë maksimalisht të përqendruar në kërkesat të cilat i ka patur shtabi teknik. Lajme fantastike vijnë nga stafi mjekësor, të cilët kanë dhënë dritën jeshile për rikthimin e futbollistëve Mehdi Çoba, Almir Aganspahic dhe Oltion Bilalli, i cili rikthehet pas një kohe të gjatë.

Jashtë listës për këtë ndeshje mbeten Mevlan Adili dhe Sabit Bilali për shkak të numrit të kartonëve (4 të verdhë), ndërkohë Astrit Thaqi për shkak të një tërheqje muskulare.

Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit”, njofton SC Gjilani.



Read it all at Bota Sot