Tension në Munih para sfidës me Leverkusenin

- Bota Sot

Tension në Munih para sfidës me Leverkusenin

Trajneri Vinsent Kompani dhe drejtori sportiv Kristof Frojnd folën për Leverkusen, mbretin e goditjeve të lira Alejandro Grimaldo dhe të tjera përpara ndeshjes kundër Bajer Leverkusen të shtunën. Kompani u përkul sidomos para Grimaldos së Leverkusenit, i cili tashmë ka shënuar shtatë gola pas 13 ndeshjeve të kampionatit dhe vazhdon të shënojë nga goditjet e lira.

“Thjesht po shpresojmë që të mos kemi kundër nesh goditje dënimi të rrezikshme. Kjo është e vërteta.

Mund të shpjegoja gjatë në anglisht se çfarë duhet të bëjmë taktikisht, por e vërteta është se po shpresojmë që të mos bëjmë faulle të panevojshme, që të mos akordohen goditje dënimi, që ai të mos ketë një ditë të jashtëzakonshme me goditjet e lira,” tha Kompany, duke lavdëruar lojtarin. Më tej, trajneri i Bayern-it foli për një “rivalitet” me Leverkusenin.

Pas së gjithash, Bajerni nuk ka fituar ndaj tyre në gjashtë ndeshje të Bundesligës.

“Nuk jam këtu për të vendosur kush është rivali më i fortë. Rivaliteti ekziston ende. Nuk duhet ta nënvlerësojmë.”

I pyetur nëse Luis Diaz ka nevojë për pushim, ai u shpreh: “Kemi avantazhin që ai është mësuar me intensitetin maksimal; e ka përjetuar shumë herë në karrierë. Duket i freskët dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë që ka nevojë për pushim. Por është njeri gjithsesi. Në moshën 27- vjeçare, Luço është në moshën e duhur për ta përballuar këtë. Aktualisht duket sikur ai do të donte të luante edhe më shumë.”

Kompani gjithashtu foli për kritikat që sulmuesi Nikolas Xhekson ka marrë së fundmi: “Po punon shumë mirë. Folëm për integrimin e tij javën e kaluar dhe gjithçka po ecën shumë shpejt për të. Ai është sulmues – kur shënon, themi që është më i miri, kur nuk shënon, themi që ndoshta nuk është mjaftueshëm i mirë. Jam i lumtur që e kemi Xheksonin këtu; do të jetë i rëndësishëm për ne këtë sezon. Nga ana e aftësive të lojës, ai është aty ku duhet të jetë.”

Tema e fundit për të cilën trajneri foli ishte për portierin e ri të tyre: “Kur Urbig iu bashkua skuadrës në janar, debutoi menjëherë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Leverkusenit. Ai kurrë nuk zhgënjeu; gjithmonë ndihmoi kur na duhej. Ka treguar vazhdimisht që është i aftë.

Nuk do ta rrisim presionin mbi të në të ardhmen, sepse tashmë ka dëshmuar aftësitë e tij. Kur të vij momenti i tij, do t’i japim të njëjtën besim si deri tani.”



Read it all at Bota Sot