Ballkani - Ferizaj kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Therandasit janë nikoqir të ferizajasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Orges Shehit vjen në këtë ndeshje pas një serie pozitive me dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit, kështu që dëshiron fitoren e radhës për t’i bërë presion Prishtinës në pozitën e parë.
Në anën tjetër, ekipi i Nevil Dedes është ‘ringjallur’ në ndeshjen e fundit duke marrë një fitore të madhe ndaj Prishtinës së Re dhe synon të vazhdoj me rezultate pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ballkani: Iljazi, Vokrri, Halili, Batarelo, Letaj; Diene, Giovanni; Tolaj, Hamidi, Kryeziu; Serebe;
Ferizaj: Terziu; Neziri, Topalaj, Ramusa, Avdulli; Llabjani, Shabani; Nafiu, Jusufi, Peposhi; Selmani.