Sylvinho ka statistika të padëgjuara më parë me ekipin kuqezi

- Bota Sot

Sylvinho ka statistika të padëgjuara më parë me ekipin kuqezi

Ndoshta do të arrijë atë që nuk mendohej. Silvio Mendesh Kampos Zhunior, shkurt e qartë Silvinho duket se do të jetë njeriu më i dashur i stolit për tifozët e kombëtares shqiptare.

Pasi këtë pozicion e ka mbajtur për shumë vite dhe me meritë italiani Xhani De Biazi, një brazilian po e shfronëzon, diçka që mund të ndodhë muajin e ardhshëm, e sidomos në mars të 2026-ës.

Shqipëria e udhëhequr nga Silvinjo është shumë pranë kualifikimit për në plej ofin e Kampionatit Botëror, diçka që nuk e ka bërë kurrë, ndërsa ka arritur ashtu si De Biazi finalet e një Kampionati Europian.

Për më tepër, profesionisti 51-vjeçar ka edhe statistika që nuk janë parë kurrë më parë në ekipin tonë përfaqësues. Ai e ka drejtuar skuadrën në 30 ndeshje gjithsej, që nga marsi i vitit 2023 në Poloni, duke arritur 14 fitore, me 7 barazime e 9 humbje.

Ky bilanc mes fitoreve dhe humbjeve nuk është regjistruar asnjëherë në historinë 80-vjeçar të kombëtares.

Po ashtu, Silvinjo ka një golaverazh tepër pozitiv, madje prej ekipesh të mëdhenj e pretendentë.

Kuqezinjtë e drejtuar prej tij kanë shënuar 38 gola, ndoshta jo me një mesatare të lartë me më pak se 1.3 gola për ndeshje, por ka pësuar vetëm 25, me rreth 8.3 gola për çdo duel.

Kjo arritje e madhe mund të kthehet në kryevepër nëse në nëntor, pas sfidave kundër Andorrës e Anglisë arrihet plej ofi i Kupës së Botës, e sidomos nëse realizohet kualifikimi për në fazën finale.



Read it all at Bota Sot