Zjarri në hotelin në Obiliq, Policia thotë se nuk ka të lënduar

- Bota Sot

Zjarri në hotelin në Obiliq, Policia thotë se nuk ka të lënduar

Nuk ka persona të lënduar si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.

Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.



Read it all at Bota Sot