Unitedi dëshiron ta përforcojë mesfushën, identifikon dy kandidatë

- Bota Sot

Unitedi dëshiron ta përforcojë mesfushën, identifikon dy kandidatë

Manchester Unitedi tashmë e ka identifikuar pozicionin që kërkon përforcime në afatin dimëror të merkatos: mesfusha.

Dy emra janë shfaqur fuqishëm në radarin e klubit – Carlos Baleba nga Brighton dhe Angelo Stiller nga Stuttgart.

Në njërën anë, Baleba shihet si një talent premtues për të ardhmen, por edhe një objektiv shumë i shtrenjtë.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, United po analizon profilin e tij, megjithatë çmimi i lartë i kërkuar nga Brighton, rreth 100 milionë paund, e bën transferimin pothuajse të pamundur për momentin.

Klubi anglez ka refuzuar oferta që kanë arritur deri në 115 milionë, çka e shtyn Manchester United të mendojë për opsione të tjera, me një mundësi që kjo marrëveshje të shtyhet deri në vitin 2026.

Në anën tjetër, Angelo Stiller shihet si një alternativë më e përballueshme dhe realiste.

Mesfushori gjerman i Stuttgart ka fituar vlerësime të larta për aftësitë e tij në shpërndarjen e topit dhe vizionin e lojës, duke u cilësuar si një “shpërndarës topi në nivel botëror”.

Manchester Unitedi e konsideron atë një objektiv më ekonomik dhe të përshtatshëm për ndikim të menjëhershëm.

Megjithëse bisedimet formale ende nuk kanë nisur, burime pranë klubit pohojnë se United po e monitoron nga afër Stiller dhe e sheh si objektiv për merkaton e verës, raporton “Fichajes”.

Stuttgart pritet të kërkojë rreth 50 milionë euro, shumë më e arsyeshme krahasuar me kërkesat e Brighton.



Read it all at Bota Sot