Serbët nga Kosova në mbështetje të Vuçiq, priten me breshri fyerjesh “Kthehuni nga keni ardhur”

- Bota Sot

Serbët nga Kosova në mbështetje të Vuçiq, priten me breshri fyerjesh “Kthehuni nga keni ardhur”

Një grup prej 60 serbësh nga Kosova u nisën këmbë drejt Novi Sadit më 29 tetor, gjoja për të mbështetur presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Gjatë rrugës, ata kaluan nëpër Mrçajevc dhe vendasit i pritën me mallkime të forta.

Grupi i serbëve, i cili u nis nga Rudnica, përfshin serbë nga Graçanica, Fushë-Kosova, Leposaviqi, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku, Shtërpca, Ranillugu, Parteshi.

Kur ata arritën në Mrçajevc, dhe po ecnin në rrugën kryesore, shpejt u pritën me breshëri fyerjesh.

"Erdhët këtu për të ecur. Shkoni në Kosovë dhe ecni. As nuk e dini se ku po shkoni", u tha atyre një person që regjistroi videon, raporton KosovaPress.

Përndryshe, qytetarët nga Kosova thanë se dëgjuan “thirrjen nga presidenti i Serbisë se në Novi Sad ishte planifikuar një tubim i madh i serbëve që kundërshtojnë bllokadat dhe se ky ishte motivi i tyre për tu nisur.” 



Read it all at Bota Sot