Shkëndija e Haraçinës po tregon fuqinë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Dhjetë ndeshje pa humbje, 8 fitore e 2 barazime, kryesojnë me 26 pikë e tre më shumë se Bragallnica e Shtipit në vend të dytë (një ndeshje më pak).
Sulmuesi i majtë i Shkëndijes, Fikret Livareka, është enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen rivale.
Livareka edhe sot tregoi veten dike shënuar për fitoren e skuadrës së tij në Prilep, ku i siguroi fitoren me rezultat 1:0 ndaj Pobedës.
Livareka është i ngazëllyer për fitoren e sotme, për golin e radhës dhe ecurinë fantastike të ekipit të tij.
“Në dy ndeshjet e fundit golat që i shënova, ishin vendimtar për ekipin.
Unë çdo ndeshje e jap nga vetja 100 përqindshin për ta ndihmuar skuadrën”, tha Livareka për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Çka e veçon Shkëndijën nga ekipet tjera?
“Ekipi ynë veçohet nga ekipet tjera në shumë aspekte, jemi një grup mjaft solid, në çdo ndeshje bashkëlojtarët e japin nga vetja 100 përqindshin.
Dallohemi në tre repartet e ekipit duke filluar nga mbrojtja, mesfusha dhe po ashtu sulmi, ne dallojmë nga të tjerët”, ka përfunduar Livareka.