Inter Milan është ndër klubet e shumta të interesuara për Marc Guehi dhe është e gatshme të bëjë një lëvizje për mbrojtësin e Crystal Palace gjatë afatit kalimtar të janarit, në vend se ta presë verën kur ai mund të largohet si lojtar i lirë, raporton "La Gazzetta dello Sport".
“Neurazzurrët” e shohin këtë si një strategji parandaluese për të shmangur konkurrencën e fortë nga klubet e mëdha evropiane që po ndjekin firmën e anglezit.
Inter gjithashtu planifikon të përfshijë mbrojtësin gjerman Yann Bisseck në një marrëveshje shkëmbimi me Crystal Palace, për të siguruar shërbimet e Guehi.
Përforcimet në mbrojtje janë prioritet për skuadrën e Cristian Chivut, për shkak të faktit që dyshja e përvojës Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij janë në fund të kontratave të tyre dhe pritet të largohen pas këtij sezoni.
Ndërkohë, Guehi gjendet gjithashtu në listën e dëshirave të Real Madridit, Barcelonës, Bayern Munichut dhe Liverpoolit.
Kujtojmë, anglezi ishte pajtuar për t’iu bashkuar Liverpoolit në ditët e fundit të afatit veror, sidoqoftë marrëveshja dështoi pasi Crystal Palace nuk gjeti pasues në kohë.