Vincius Junior mund të bëhet ylli i epokës së ardhshme të Mançester Junaitid.
Disa raportime tregojnë se klubi anglez është i përgatitur të bëjë një ofertë prej 200 milionë eurosh për të marrë shërbimet e tij nga Real Madridi në merkaton verore 2026.
Kjo mundësi vjen në një moment delikat për të dyja palët dhe hap një skenar që mund të ndryshojë “hartën ofensive” evropiane. Vini Jr. ka qenë në qendër të tensioneve te Real Madridi, gjë që mund të përshpejtojë largimin e tij. Marrëdhënia me trajnerin është tensionuar dhe mundësia e rinovimit të kontratës është pezulluar.
Klubi madrilen është i vetëdijshëm se kontrata e brazilianit skadon në 2027-n dhe se kjo verë do të jetë një nga mundësitë e tyre të fundit për të rikuperuar investimin.
Mbërritja e ofertës prej 200 milionë eurosh nga Junaitid, – megjithëse ende speculative – e detyron Real Madridin të marrë një vendim: ta mbajë atë në mes të një periudhe tranzicioni, ose të pranojë një shifër që pak klube mund ta arrijnë.
Burime në kryeqytetin spanjoll kanë deklaruar se Vinicius nuk është në shitje nën klauzolën e tij astronomike të lirimit, por kanë pranuar se një ofertë prej 200 milionë eurosh mund të shkaktojë negociata serioze.
Kjo shumë mund ta detyrojë Real Madridin të rishqyrtojë strukturën e tij sulmuese dhe politikën e transferimeve.