Slot nuk ndihet nën presion: E ndiej besimin e klubit

- Bota Sot

Slot nuk ndihet nën presion: E ndiej besimin e klubit

Liverpool-i po kalon një fillim sezoni tepër të vështirë.

Pavarësisht një merkatoje gjigante me investime mbi 500 milionë euro, “The Reds” po hasin probleme të mëdha në lojë dhe rezultate.

Si zakonisht në situata të tilla, në qendër të kritikave ka përfunduar trajneri Arne Slot.

Tekniku holandez foli në konferencë për shtypin, duke u shprehur se mbështetja e klubit ndaj tij është e plotë.

“Më thonë të njëjtat gjëra si vitin e kaluar, po.

Kryesisht flas me Richard Hughes dhe herë pas here me të tjerët. Edhe ata shohin të njëjtat gjëra që shoh unë, kanë besim në punën time”, – tha Slot.

Pavarësisht presionit nga jashtë dhe pritshmërive të larta, trajneri nënvizoi se grupi është i përqendruar për të kthyer situatën. Tani mbetet për t’u parë nëse Liverpool do të arrijë të reagojë dhe të rikthejë stabilitetin në javët në vijim.



Read it all at Bota Sot