Flick del në mbrojtje të Lamine Yamal

- Bota Sot

Flick del në mbrojtje të Lamine Yamal

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dalë në mbrojtje të talentit të ri të skuadrës, Lamine Yamal, pas kritikave që tetëmbëdhjetë vjeçari ka marrë pas "El Clasico".

Yamal ka pasur një ndeshje të dobët në humbjen kundër Real Madrid, e cila e la Barcelonën pesë pikë prapa liderit në La Liga. Përveç kësaj, disa deklarata të tij para ndeshjes, ku kishte theksuar se se “Real Madrid vjedh dhe ankohet”, kishin shkaktuar pakënaqësi të madhe te tifozët madrilenë.

Flick ka thënë se ai është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin dhe se do ta mbështesë atë në çdo hap.

“Unë gjithmonë do ta mbroj dhe do ta mbështes.

Ai është futbollist fantastik, djalë fantastik, është shumë i ri, dhe do vazhdojmë kështu”, ka thënë trajneri gjerman.

Ai ka shtuar se Yamal po përballet edhe me disa shqetësime fizike, por ka progres.

“Lamine është mirë. Sapo fola me të dhe është në rregull.

Ka ditë kur ndjen dhimbje, por po punon shumë dhe është përmirësuar dukshëm. Është në një evolucion të mirë”, ka deklaruar Flick.



Read it all at Bota Sot