Atletico mposht Sevillën

- Bota Sot

Atletico mposht Sevillën

Atlético Madrid festoi në javën e 11-të të La Ligës. Colchoneros mposhtën Sevillan 3-0 në stadiumin Metropolitano, duke siguruar fitoren e tretë radhazi në ligë dhe duke përmirësuar pozicionin e tyre në renditje.

Ata tani kanë 22 pikë, aq sa Barcelona, e cila do të përballet me Elchen të dielën. Julian Alvarez (penallti), Thiago Almada dhe Griezmann ndihmuan Simeonen të festonte në pjesën e dytë.

Ndërkohë, Villarreal mposhti Rayo Vallecanon 4-0. Moreno zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të, ndërsa rezultati u thellua në pjesën e dytë me Moleiro 56’, Comesana 58’ dhe Perez 65’ që kompletuan “pokerin”.

Kështu Villarreal konfirmoi fillimin e shkëlqyer të sezonit, tashmë me 23 pikë. Vallecano mbetet në 14 pikë.



Read it all at Bota Sot