Itali, 3 alpinistë gjermanë humbin jetën në një ortek në Tirolin e Jugut

- Bota Sot

Itali, 3 alpinistë gjermanë humbin jetën në një ortek në Tirolin e Jugut

Tre alpinistë gjermanë kanë humbur jetën pasditen e së shtunës.

Kjo ka ndodh si pasojë e një orteku në zonën e Ortles, pranë Cima Vertana, në Tirolin Jugor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, ku në aksident u përfshinë një grup prej pesë alpinistësh gjermanë me ski, dhe deri më tani janë raportuar tre viktima.

Operacionet janë duke vazhduar, të koordinuara nga Stacioni i Shpëtimit Malor Solda me mbështetjen e Stacioneve fqinje të Shpëtimit Alpin, shërbimit të shpëtimit malor Guardia di Finanza, shërbimit të shpëtimit me helikopter dhe zjarrfikësve në luginë.



Read it all at Bota Sot