Aimee Lou Wood dhe Saoirse Ronan mes aktorëve në filmat biografikë për “The Beatles”

- Bota Sot

Aimee Lou Wood dhe Saoirse Ronan mes aktorëve në filmat biografikë për “The Beatles”

Aktoret e vlerësuara me çmime  të ndryshme, Aimee Lou Wood, Saoirse Ronan, Mia McKenna-Bruce dhe Anna Sawai do të luajnë në filmat e ardhshëm biografik për “The Beatles”.

Ato do të jenë pjesë e projektit “The Beatles, A four-film cinematic event”, ku do të interpretojnë Maureen Starkey (Bruce), Linda McCartney (Ronan), Yoko Ono (Sawai) dhe Pattie Boyd (Wood), ka konfirmuar “Sony Pictures”.

Të drejtuar nga regjisori britanik Sam Mendes, filmat do të ndjekin jetët e katër anëtarëve të grupit legjendar dhe pritet të publikohen në prill 2028.

“Maureen, Linda, Yoko dhe Pattie janë figura mahnitëse dhe unike secila në mënyrën e vet dhe jam i lumtur që arritëm të bindim katër nga aktoret më të talentuara të kinemasë sot për t’u bashkuar me këtë aventurë të jashtëzakonshme”, tha Mendes.

Wood, 31 vjeç, e njohur për rolet në “Sex Education” dhe “The White Lotus”, do të luajë modelen Pattie Boyd, e cila u njoh me George Harrison në vitin 1964 gjatë xhirimeve të filmit të “The Beatles” “A hard day’s night”.

Ajo do të bashkohet me Ronan, 31 vjeç, e njohur për “Lady bird” dhe “The outrun”, e cila do të interpretojë fotografen Linda Eastman, që u njoh me Paul McCartney në vitin 1967 dhe më vonë u martua me të.

Ylli i serialit “Shogun”, Sawai  33 vjeç, do të luajë artisten japoneze Yoko Ono, e cila u njoh me John Lennon, ndërsa ai ishte ende i martuar, përpara se të bëheshin partnerë të përjetshëm në krijimtari, ndërsa aktorja e “How to have sex”, Bruce, 28 vjeçe do të interpretojë Maureen Starkey, gruan e parë të Ringo Starr.

Në projekt do të marrin pjesë edhe aktorët e konfirmuar më herët, Paul Mescal, I njohur me “ Normal People” si McCartney dhe bashkëkombësi i tij Barry Keoghan si  Ringo Starr.

Aktori Harris Dickinson do të luajë John Lennon, ndërsa kolegu i Mescal  i njohur me “Gladiator II”, Joseph Quinn, do të interpretojë George Harrison.



Read it all at Bota Sot