Como vazhdon me befasi të mëdha në Kampionatin e Italisë.
Një ekip që po shkakton çudira deri me tash me rezultate, për faktin se sonte importoi pikë nga stadiumi "Diego Armando Maradona" në Napoli. Napoli e Como ndahen baras (0:0).
Futbollisti Alvara Morata është figura tragjike e Comos për shkak se humbi penalltinë në minutën e 26-të.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, rikthehet në formacionin titullar të Napolit. Rrahmani rikthehet nga lëndimi.
Napoli kryeson me 22 pikë e Como është në vend të gjashtë me 17 pikë pas javës së 10-të në Serie A.,
Como ka 4 fitore, 5 barazime e 1 humbje.