Mustafa: Duhet te jemi të fokusuar që nesër ta arrijmë objektivin tonë

- Bota Sot

Mustafa: Duhet te jemi të fokusuar që nesër ta arrijmë objektivin tonë

Të dielën zhvillohet ndeshja e javës së 12-të e Superligës së Kosovës, ku FC Drita e pret në shtëpi  Llapin, në ora 15:00.

Në konferencën e sotme me gazetarë u theksua për rëndësinë e ndeshjes dhe pritshmëritë e saj.

Futbollisti i FC Drita, Ilir Mustafa, shpreh optimizmin.

"Po e dijmë që Llapi ka ekip shumë të mirë dhe individualista shumë të mirë tani mbetet të shihet ndeshja e nesërme ku jemi të fokusuar 100% ne 90-të minuta qe të arrijmë 3 pikëshin tonë.

Pas 4 fitoreve rresht erdh kjo humbje që për neve erdh si befasi pasi që e kishim përgatit ndeshjen shumë mirë ku krijuam avantazh 1:0, dhe në atë fushë të rëndë nuk mund të bënim më tepër pos angazhimit që kishim dhe mendojë që duhet ta harrojmë atë dhe të fokusohemi tek 3 - pikëshi i radhës nesër" potencoi Mustafa.



Read it all at Bota Sot