Pobeda mbron turpin e madh, sulmohet skuadra shqiptare edhe në teshatore!

- Bota Sot

Pobeda mbron turpin e madh, sulmohet skuadra shqiptare edhe në teshatore!

Sot ndodhi turpi i madh në Prilep nga tifozët e Pobedës.

Brohoritje shokuese nga tifozët e Pobedës.

Provokuan rëndë shqiptarët, duke brohoritur: "Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur). M*jmuni”.

Ky skandal ndodhi në ndeshjen e javës së dhjetë të Ligës ë Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll,

Në vend që skuadra e Pobedës të dënojë këtë turp të madh, ata gjejnë justifikim e sulmojnë skuadrën shqiptare përmes një komunikate të turpshme.

Shkëndija e Haraçinës ngadhënjeu në Prilep me rezultat 1:0 ndaj Pobedës.

“Pas ndeshjes, ndodhi një incident i pakëndshëm kur një tifoz i ekipit vendas u përpoq të hynte në teshatoret Shkendijës dhe të përleshej me lojtarët kundërshtarë.

Pobeda ka reaguar, duke thënë se gjithçka filloi për shkak të ekipit mysafir”, shkruan mes të tjera media maqedonase “Ekipa”.

“Klubi i futbollit Pobeda nga Prilepi tregoi edhe një herë një nivel të lartë organizimi gjatë ndeshjes kundër ekipit Shkendija Haraçinës, e cila u luajt në një atmosferë të mirë dhe sportive deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Edhe pse ndeshja kaloi pa probleme të mëdha në fushë, pas përfundimit të saj ndodhi një incident i shkaktuar nga provokimi nga një pjesë e ekipit mysafir.

Sipas dëshmitarëve të pranishëm, shishe u hodhën drejt tifozëve vendas nga lojtarët dhe anëtarët e ekipit mysafir, gjë që shkaktoi reagim nga një pjesë e publikut të Prilepit.

Tifozët e Pobedës, të provokuar nga ky veprim, reaguan spontanisht, por situata u vu shpejt nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë të sigurisë dhe rojeve të pranishme, si dhe policisë.

Klubi Pobeda thekson se ndeshja u organizua sipas të gjitha standardeve dhe masave të përcaktuara për "siguri", dhe se incidenti ndodhi vetëm si rezultat i sjelljes së papërshtatshme të ekipit mysafir pas ndeshjes.

Pavarësisht epilogut të pakëndshëm, klubi i Prilepit mbetet i përkushtuar ndaj frymës së sportivitetit, lojës së ndershme dhe respektit për të gjithë kundërshtarët, me shpresën se incidente të tilla nuk do të përsëriten në fushat e futbollit”, reagon pa pikë turpi Pobeda duke e mbrojtur skandalin e tifozëve të tyre maqedonas.



Read it all at Bota Sot