Kampioni i Botës, Lionel Messi shënoi një gol fantastik në minutën e 90-të në sfidën ku Inter Miami u mposht nga Nashville me shifrat 1:2.
Rodrigo De Pol i dha një top të mirë Mesit, ky i fundit futet në zonë dhe godet me të majtën vrastare, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë.
Portieri i Nashville nuk mund të bëjë asgjë për ta pritur goditjen e argjentinasit. )
Por ky gol nuk mjaftoi për Inter Majemin pasi më herët kishte pësuar dy gola në minutën e 9-të nga Surridge me penallti dhe në të 45-ën nga Bauer..