Ancelotti për kroatin: Një nga mesfushorët më të mirë në histori

- Bota Sot

Ancelotti për kroatin: Një nga mesfushorët më të mirë në histori

Carlo Ancelotti ka folur për një nga ish-lojtarët e tij, duke thënë fjalët më të mira për të.

Bëhet fjalë për Luka Modriçin, i cili tashmë është pjesë e Milanit, mirëpo dikur bashkë me Ancelottin ishin pjesë e Real Madridit.

Në një intervistë të fundit në programin “Dribbling” të “Rai Due”, Ancelotti nuk i kurseu fjalët më të mira për Modricin.

“Luka Modriç nuk më habit kurrë; nuk ka munguar asnjëherë në seancat stërvitore me Real Madridin.

Ka trupin fizik, gjene, seriozitetin, përvojën dhe personalitetin që e bëjnë të aftë të jetë një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave. Është në të dyzetat, por ai është Modrić; Milani ka bërë një transferim të shkëlqyer”, ka thënë Ancelotti.

Ancelotti e udhëhoqi Modricin në dy periudha si trajner i Real Madridit.

Së pari, nga viti 2013 deri më 2015, derisa së dyti, nga viti 2021 deri më 2025.

Së bashku, Ancelotti dhe Modrici kanë fituar tri herë Ligën e Kampionëve, ndër shumë trofe të tjerë.



Read it all at Bota Sot