Skuadra kryeqytetase po bën “bingo” me sulmuesin afrikan

- Bota Sot

Skuadra kryeqytetase po bën “bingo” me sulmuesin afrikan

Serge Tabekou iu bashkua ekipit të Tiranës vetëm në merkaton e verës dhe mund të cilësohet ndër të vetmit “fener ndriçues” në ekip, pavarësisht momentit jo të mirë që po përjtojnë.

29-vjeçari e ka gjetur në 4 raste golin te Tirana në 9 javë të zhvilluara, lider në ekip. Madje, finalizimet e Tabekou janë të përkthyer në 50% të golave në total për këtë sezon te bardheblutë.

Edhe pse deri tani sulmuesi nga Kameruni ka punuar me 2 trajnerë të ndryshëm te kryeqytetasit, sërish ka lënë “gjurmë”.

Ardian Nuhiu është “timonieri” i ri dhe pritet me interes se si do shkojë vazhdimësi e Tabekou..



Read it all at Bota Sot