Skandali Epstein, princit Andrew do t’i hiqet edhe grada e fundit ushtarake nderi

- Bota Sot

Skandali Epstein, princit Andrew do t’i hiqet edhe grada e fundit ushtarake nderi

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka konfirmuar se Ministria e Mbrojtjes po punon për ti hequr Andrew Mountbatten Windsor gradën e tij të fundit ushtarake nderi, në përputhje me dëshirat e Mbretit Charles III.

Healey tha se mbreti e kishte “bërë të qartë se e donte këtë”.

Andrew, i cili gjithashtu humbi titullin e tij si princ të enjten, mbajti gradën e zëvendësadmiralit në Marinën Mbretërore pasi hoqi dorë nga detyrat e tjera ushtarake në vitin 2022.

“Është vendimi i duhur, mbreti ka treguar se duhet ta zbatojmë dhe kjo është ajo për të cilën po punojmë tani”, tha Healey.

Bëhet e ditur se Andrew shërbeu 22 vjet në Marinën Mbretërore dhe ishte pilot helikopteri.

Atij iu hoqën titujt dhe privilegjet e mbetura këtë javë pas muajsh presioni për lidhjet e tij me pedofilin Jeffrey Epstein.

Ndryshe, Andrew i ktheu të gjitha titujt ushtarakë dhe patronazhet mbretërore në vitin 2022 dhe ndaloi zyrtarisht përdorimin e titullit Lartësia e Tij Mbretërore, pasi u akuzua për sulm seksual në një padi civile në SHBA.

Më vonë ai arriti një zgjidhje me Virginia Giuffre, një viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore dhe abuzimit nga Jeffrey Epstein, e cila pretendoi se Andrew abuzoi seksualisht me të kur ajo ishte adoleshente, një pretendim që ai e ka mohuar vazhdimisht.

Ndër titujt ushtarakë që ai humbi më pas ishin kolonel i Gardës së Grenadierëve, një nga regjimentet më të shquara të këmbësorisë të Ushtrisë Britanike, dhe poste nderi jashtë shtetit. 



Read it all at Bota Sot