Etnik Brruti fatal për Dukagjinin në Klinë

- Bota Sot

Etnik Brruti fatal për Dukagjinin në Klinë

Futbollisti Etnik Brruti është trim i ndeshjes në përballjen Dukagjini i Klinës dhe Malisheva.

Etnik Brruti është më i merituari për fitoren e Malishevës në Klinë me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit, në takimin e javës së 12-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Brruti shënoi në minutën e 19-të e 70-tën nga penalltia.

Altin Merlaku në minutën e 35-të realizoi për Dukagjinin.

Dukagjini ishte më një lojtar më shumë në 15 minutat e fundit, por as kjo nuk i ndihomoi.

Dukagjini renditet në vend të katërt me 17 pikë e Malisheva në të 6-tin me 16 sosh.



Read it all at Bota Sot