Nedim Bajrami prej kohësh po kalon momente të vështira me Rejnxhërs.
Pasi ishte lënë jashtë llogarive të sfidave në Europë dhe më pas kampionat, tashmë nuk është përfshirë as në skuadrën e gatshme për Kupën e Ligës.
Rejnxhërs do të luajë përballë Sëlltikut, ndërsa ky takim përcakton se cila prej skuadrave shkon në finale.
Trajneri i ri Dani Rohl, jep sinjale të qarta si paraardhësi, duke e lënë jashtë Bajramin që shfaqet si çështje te Rejnxhërs.
Futbollisti i Kombëtares është ndër të preferuarit e trajnerit Silvinjo. Askush nuk numëron më tepër paraqitje me fanellën kuqezi nën urdhrat e trajnerit brazilian. Vetëm Kristjan Asllani me 29 paraqitje ndodhet në të njëjtën shifër.