Medon Berisha ka sëhnuar golin e dytë personal në Seria A. Mesfushori i Kombëtares zhbllokoi sfidën në transfertën e Fiorentinës, ndërsa Leçe është në avantazh nga minuta e 23-të.
22-vjeçari ishte në vendin e duhur pas krosimit të Tete Morente dhe nuk mund të gabonte.
Nga minuta e parë për Leçen e ka nisur edhe Ylber Ramadani.
Stoli i Stefano Pioli dridhet pas këtij momenti.
Fiorentina po vuan, ndërsa ndeshja është e vlefshme për javën e 10-të të Seria A. Deri tani ka vetëm 4 pikë të grumbulluara dhe mban vendin e parafundit në renditje.