Plasin polemikat në Serie A. Inter u favorizua nga arbitri?

- Bota Sot

Plasin polemikat në Serie A. Inter u favorizua nga arbitri?

Inter fitoi në transfertë 1:2 ndaj Veronës, falë një autogoli në fund të ndeshjes.

Megjithatë, gjykimi në këtë ndeshje ka marrë mjaft kritika, sidomos për rastin e ndodhur me Yann Bisseck në mintuën e 67-të.

Mbrojtësi gjerman bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit dhe ishte lojtari i fundit nga zikaltrit, ndaj vendasit dhe jo vetëm pretenduan për karton të kuq.

Arbitri kryesor i takimit dha vetëm karton të verdhë.

Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta në lidhje me episodin në fjalë dhe shumica e tifozëve mendojnë se Inter është favorizuar qartazi në këtë rast.

Rezultati në atë moment ishte 1-1 dhe nëse zikaltrit do të ishin me 10 lojtarë në fushë, ndoshta shifrat përfundimtare mund të ishin ndrysh.



Read it all at Bota Sot