Autoritetet ukrainase thanë sot se gati 60 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve ajrore ruse gjatë natës në rajonin e Zaporizhias, ndërsa dy persona u vranë në rajonin jugor të Odesës. Kjo e çon numrin e viktimave në 6 gjatë 24 orëve të fundit, mes tyre dy fëmijë.
Rusia ka shtuar sulmet me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe duke i detyruar autoritetet të ndërmarrin ndërprerje të energjisë për të riparuar dëmet dhe për t’u përballur me mungesat e energjisë.
Sulmi në Zaporizhia plagosi dhe dy persona e dëmtoi rëndë ndërtesa, tha guvernatori lokal Ivan Fedorov në Telegram.
“Kompanitë e energjisë do të rivendosin energjinë sapo situata e sigurisë ta lejojë”, shtoi ai në Telegram, duke postuar foto të ndërtesave me fasada të dëmtuara.
Zaporizhia është pothuajse çdo ditë shënjestër e artilerisë, dronëve dhe raketave ruse, të cilat kanë shkatërruar shtëpi, infrastrukturë dhe kanë vrarë shumë njerëz.
Sipas Fedorov, nga 800 sulme ruse kundër 18 vendbanimeve në provincën e Zaporizhias, një person është vrarë dhe tre janë plagosur në 24 orët deri në mëngjesin e sotëm.
Gjithashtu, siç raportohet nga shërbimi i reagimit ndaj emergjencave të Ukrainës në Telegram, dy persona u vranë në një sulm me dron rusë në Odessa, në Detin e Zi.
Ndërkohë, numri i të vdekurve nga një sulm ajror rus në Dnipropetrovsk të shtunën, e që shkaktoi zjarr në një dyqan, është rritur në katër, tha guvernatori në detyrë i rajonit. Midis të vdekurve janë dy djem, të moshës 11 dhe 14 vjeç.