Plani i bujshëm i Interit

- Bota Sot

Plani i bujshëm i Interit

Inter ka filluar që tani nga puna për merkaton e verës së ardhshme, ku synimi kryesor është të bëjë dy përforcime “big” në mbrojtje.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Inter synon transferimin e Marc Guehi dhe Dayot Upamecano.

Anglezi do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë nga Crystal Palace dhe për të ka interes nga shumë klube të mëdha.

E njëjta situatë edhe me Dayot Upamecano, francezi nuk po rinovon me Bayern Munich, sepse nuk po i plotesohën kushtet e vendosura prej tij, ndaj pritet të largohet si lojtar i lirë.

Duke qenë se Acerbi, De Vrij dhe Darmian, janë në përfundim të karrierës ose kontratës aktuale, klubi zikaltër po mendon riorganizimin e mbrojtjes me dy emra të njohur si Guehi dhe Upamecano.



Read it all at Bota Sot