Bylisi me ndryshime në kryeqytet

- Bota Sot

Bylisi me ndryshime në kryeqytet

Ballshiotët janë duke menduar për sfidën me Tiranën, një duel shumë i rëndësishëm në transfertë që çel siparin e fazës së dytë në Superiore.

Mallakastriotët janë përgatitur me grup të plotë, ndërsa në kryeqytet do të tentojnë rezultat pozitiv.

Nga sa bëhet e ditur, skuadra bardhekuqe do të jetë e grumbulluar dhe vetëm sot do të niset drejt kryeqytetit, ku edhe atje do të kalojë natën në prag të duelit me skuadrën bardheblu.

Mungesat e Brunos, Abazaj e Kamarasë duhen, ndërsa formacioni pritet që të jetë thuajse si në sfidën me Vorën në “Adush Muçaj”.

Bylisi ka njoftuar largimin e dy prej lojtarëve të huaj. Bëhet fjalë për Indio Oliveiran dhe Dejvid Karmonan.

Ky vendim vjen pikërisht para duelit delikat me Tiranën, që luhet në fundjavë. Nëse braziliani Oliveira ka pasur disa minuta, spanjolli Karmona largohet pa debutuar.



Read it all at Bota Sot