Hoffenheim doli me tre pikë nga stadiumi “Volkswagen Arena” në Wolfsburg, duke e mposhtur skuadrën vendase me rezultat 3:2.
Wolfsburgu zhgënjeu shikuesit e vet.
Për Hoffenheim shënuan Burger (31 e 62), Promel (50) dhe për vendasit Amoura (14 e 56).
Tre shqiptarë të Kosovës titullarë të Hoffenheimi: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu e Albian Hajdari.
Hajdari u ndëshkua me karton të verdhe në fillim të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 5-të.
Fisnik Asllani e Albian Hajdari u zëvendësuan në minutën e 46-të.
Pas javës së nëntë në Bundesliga I, Hoffenheim zë vendin e 6-të me 16 pikë e Wolfsburg të 12-tin me 8 sosh.