Simon Simoni luajti sërish titullar sot për Kaiserslautern, që në transfertën e Duseldorf barazoi 1:1.
Portieri i Kombëtares pati një paraqitje të mirë, edhe pse fitorja i shpëtoi nga duart në minutat e fundit të ndeshjes.
Sirç kaloi fillimisht në avantazh miqtë, pikërisht në pjesën e dytë. Barazimi erdhi nga Suso me golin në minutën e 84-t.
Kaiserslautern qan kështu 2 pikë të humbura në transfertë.
Për Simonin ishte hera e parë që mori minuta këtë sezon në Bundesligën 2.
Simoni në fund u vlerësua me notën 7.5 nga “Sofascore”. Kujtojmë se ndeshja e mëparshme ishte ajo në Kupë ku ekipi i tij u kualifikua.