Baseli ndahet baras (0:0) në Bernë me Young Boysin, në takimin e javës së 12-të të Kampionatit të Zvicrës në futboll.
Kapiteni Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti u paraqitën nga minuta e parë për Baselin.
Baseli nuk e shfrytëzoi epërsinë numerike nga minuta e 48-të, kur u përjashtua (pas dy kartonëve të verdhë) Gigoviq i Young Boysit.
Ajeti u zëvendësua në minutën e 59-të e Shaqiri u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 90+4.
Thun kryeson me 28 pikë, duke lënë pas Baselin me 22, St. Gallen 21 (një ndeshje më pak), Young Boys 19 pikë etj.