Ndeshja e sotme mes Milanit dhe Romës në “San Siro” është vendimtare për kreun e renditjes së Serisë A.
Nga një anë është Milani që me një fitore do t’i afrohej Napolit të vendit të parë me një pikë më pak. Nga ana tjetër, një fitore e Romës do i dorëzonte kreun të vetme skuadrës së Gasperinit në një arrati të vogël të saj.
Duhet theksuar se Roma është “viktima e preferuar” e Milanit në Serinë A, pasi ka fituar 80 nga 180 ndeshjet e luajtura kundër saj në elitën e futbollit italian, më shumë se ndaj çdo skuadre tjetër. Në barazim janë mbyllur 54 ndeshje, ndërsa Roma regjistron 46 fitore.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (3-5-2): Menja; De Uinter, Gabia, Pavloviç; Salemakers, Riçi, Modriç, Fofana, Bartesagi; Nkunku, Leao.
Trajner: Masimiliano Alegri
ROMA (3-4-2-1): Svilar; Mançini, Hermozo, Ndika; Çelik, Kone, El Ajnaui, Ueslei; Sule, Kristante; Dibala.
Trajner: Xhan Piero Gasperini.