Milani ka arritur tre pikë të mëdha në Serie A, duke e mposhtur Romën me rezultat 1:0.
Më i merituari për fitoren e Milanit është portieri Maignan, i cili në minutën e 82-të e priti penalltinë e futbollistit Dybala.
Goditja e tij në këndin e majtë nuk e befasoi portierin Maignan.
Në minutën e 39-të Pavlloviq shënoi për fitoren e Milanit.
Ndeshje me rivalitet e më shumë raste, por u shënua vetëm një gol.
Napoli kryeson me 22 pikë, pasojnë Interi me 21, Milani 21, Roma 21, Bologna 18, Juventus 18 Como 17 pikë etj..