Betisi ka dëshmuar lojë jashtëzakonisht të mirë duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0 Mallorca-n, në takimin e javës së 11-të të Kampionatit të Spanjë në futboll.
Ekipi nga Sevilla e kreu punën për 45 minutat e parë.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit si zakonisht nga minuta e parë për Mallorca-n, por nuk iu shkoi ndoresh ndaj Betisit.
Muriqi u zëvendësua në minutën e 79-të.
Antony (10 e 34) dhe Ezzalzouli (37) – shënojnë për Betisin.
Betis zë vendin e pestë me 19 pikë e ka 10 më shumë se Mallorca që renditet në të 17-tin.