Në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të mjeteve monetare të padeklaruara që u gjetën në çantën e dorës së një udhëtari gjatë kontrollit të dytë.
Dogana njofton se pas verifikimit me njësitë hetimore, ndaj shumës së padeklaruar është zbatuar masa e konfiskimit të 25% të vlerës.
Kjo, sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa pjesa tjetër është ndaluar për procedura të mëtejshme.
“Dogana e Kosovës rithekson rëndësinë e deklarimit të mjeteve monetare gjatë hyrjes apo daljes nga territori doganor dhe fton të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjet në fuqi, për të shmangur masa ndëshkuese”.