Treni del nga shinat në Angli, evakuohen udhëtarët

- Bota Sot

Treni del nga shinat në Angli, evakuohen udhëtarët

Një incident i rëndë ka ndodhur në Cumbria të Anglisë këtë mëngjes, pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat.

Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje dhe rreth 85 pasagjerë dhe stafi janë evakuuar në mënyrë të sigurt.

Raportet fillestare sugjerojnë se askush nuk është lënduar rëndë, me katër pasagjerë me lëndime të lehta.

Aksidenti ndodhi me trenin Avanti West Coast, që udhëtonte nga Glasgou për në Londër, i cili doli nga shinat midis Penrith North Lakes dhe Oxenholme në Lake District, pranë fshatit Shap.

Policia Britanike e Transportit konfirmoi se lokomotiva kishte dalë nga shinat, por për fat të mirë mbeti në këmbë.

Network Rail, kompania përgjegjëse për infrastrukturën hekurudhore konfirmoi se një hetim është duke u zhvilluar.

Ndryshe, aksidenti ka mbyllur të gjitha linjat në veri të Prestonit, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në shërbimet hekurudhore. 



Read it all at Bota Sot